Në një intervistë për revistën suedeze ‘Magasin M’, ish-pjesëtarja e grupit të famshëm ‘ABBA’, Agnetha Faltskog, deklaroi se grupi mund të bashkohet sërish.

“Një ribashkim vetëm për një herë, ndoshta për qëllim bamirësie”, u shpreh Faltskog.

“Është e vështirë të bashkohemi për një turne siç bëjnë ‘Rolling Stones’, por mund të bëjmë sërish diçka së bashku në të ardhmen”, shtoi suedezja.

Gjithsesi, 60-vjeçarja nuk e ka diskutuar këtë ide me pjesëtarët e tjerë të ‘ABBA’-ve, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad.

‘ABBA’ u themeluan në vitin 1972 dhe e “u shkrinë” në vitin 1983, 4 vjet pas divorcit midis dy pjesëtarëve të grupit: Bjorn Ulvaeus dhe Agnetha Faltskog.

Top Channel