Princi Harry, 1 mijë stërlina dhuratë ishit

28/12/2010 10:35

Princi Harry i bëri një dhuratë prej 1 000 stërlinash ish të dashurës së tij Chelsy Davy, raportoi gjatë mëngjesit gazeta angleze “The Sun”.

Sipas të përditshmes rozë, ai i dhuroi për Krishtlindje një byzylyk me diamantë të vegjël, ndërsa ishte i pari që e telefonoi në mëngjesin e 25 dhjetorit.

Një burim pranë 25-vjeçares pranoi se ajo mbeti e befasuar dhe e mahnitur nga dhurata shkëlqyese. Çifti u nda pas gjashtë vitesh së bashku në shtator, por dhurata mund të përbëjë sinjalin e një ribashkimi të afërt.

”Bujaria e Harry-t e bëri atë të mendojë nëse bënë gjënë e duhur duke i dhënë fund lidhjes”, vazhdoi mikesha e Chelsy. “Ata të dy e kanë ndierë veçanërisht mungesën e njëri-tjetrit për Krishlindje, një kohë e vitit që për vite me radhë e kanë kaluar së bashku”.

Princi i dytë i kurorës dhe vëllai i Williams-it, Harry, gjithmonë ka kaluar Krishlindjet së bashku me familjen e tij mbrëtërore, për t’iu bashkuar Chelsy-t dhe familjes së saj në 26 dhjetor.

Top Channel