Pakistan, tërhiqet një anëtar i koalicionit

28/12/2010 09:30

Një parti me rol kyc në koalicionin qeverisës në Pakistan ka deklaruar se dy ministrat e saj do të heqin dorë nga kabineti federal, duke i dhënë kështu një goditje qeverisë.

Partia në fjalë, MQM, ka theksuar se korrupsioni dhe rritja e cmimeve janë arsyet kryesore që e shtynë të merrte këtë vendim.

Së shpejti ajo do të vendosë nëse të lërë plotësisht koalicionin qeverisës. Vendimi vjen vetëm pak javë pasi një partner i vogël i koalicionit la kabinetin e kryeministrit Yusuf Raza Gilani, të udhëhequr nga partia e tij, Partia e Popullit të Pakistanit.

“Si hap i parë është vendosur që të dy ministrat tanë të braktisin kabinetin”, ka njoftuar MQM, partia e dytë më e madhe në Pakistan.

Top Channel