Obama u shpërndan fëmijëve akullore

28/12/2010 11:55

Presidenti amerikan Barack Obama, me pushime në Hauai, ia ka kushtuar ditën e djeshme fëmijëve të miqve të tij, me të cilët ka luajtur bowling dhe basketboll, për t’u ofruar më pas nga një akullore.

Nga ana e tij, Obama i ka lejuar vetes një akullore me shije pjepri, qershie dhe limoni jeshil dhe më pas ka paguar llogarinë.

Nuk është hera e parë që presidenti amerikan angazhohet në veprimtari të tilla, të cilat janë kryesisht të karakterit sportiv.

Në një sondazh të Gallup të publikuar pak ditë më parë, ai dhe sekretarja e Shtetit Clinton rezultonin personalitetet më të admiruara në Shtetet e Bashkuara.

Top Channel