Obama e Hillary, më të admiruarit e 2010-s

28/12/2010 17:35

Barack Obama e Hillary Clinton edhe këtë vit janë personazhet më të admiruara të SHBA-ve.

Presidenti dhe sekretarja amerikane e Shtetit vazhdojnë të jenë në krye të preferencave të amerikanëve, të paktën sipas klasifikimit të një sondazhi të Gallup.

Barack fiton tashmë prej tre vjetësh, nga 2008 kur ka marrë edhe presidencën.

Ndërkohë Hillary prej nëntë vjetësh është tashmë në krye të tre grave më të admiruara të vendit.

Top Channel