LeAnn Rimes, fejesë në Krishtlindje

28/12/2010 20:50

LeAnn Rimes është fejuar me Eddie Cibrian pasi ky i fundit i propozoi në prag të Krishtlindjeve.

Këngëtarja konfirmoi se i dashuri i saj i propozoi gjatë pushimeve të Krishtlindjeve dhe se është shumë e lumtur.

LeAnn shkroi në ‘Twitter’: “Unë dhe Eddie jemi fejuar gjatë Krishtlindjeve! Faleminderit të gjithëve për urimet. Jemi shumë të lumtur.”

Cifti shkaktoi polemika kur filluan të frekuentoheshin në vitin 2008 sepse ishin të dy të martuar.

Martesat e tyre respektive tashmë kanë përfunduar duke i hapur rrugë një tjetër martese.

Top Channel