Hetimi, s’ka konsensus, rrëzohet kërkesa e PS

28/12/2010 00:15

Kuvendi i Shqipërisë e mbylli 2010 pa arritur një konsensus për ngritjen e Komisionit Hetimor të zgjedhjeve të 28 qershorit.

Në mungesë të një marrëveshjeje mes palëve dhe pas shumë debatesh u hodh në votim elektronik propozimi i depozituar më 2 dhjetor nga ana Partisë Socialiste për ngritjen e Komisonit Hetimor, propozim ky që mazhoranca e kishte vlerësuar me parë se binte ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Në momentin e hedhjes në votim në sallën e parlamentit ndodheshin 126 deputetë. Rrjedhimisht, shumica e rrëzoi këtë propozim me 69 vota kundër, 56 pro dhe 1 abstenim.

Pas rrëzimit të këtij propozimi u hodh në votim amendamenti i Partisë Demokratike për mocionin me debat në seancën e radhës, që mbetet në vitin e ardhshëm. Ky amendim mori 70 vota pro 9 kundër dhe 1 abstenim.

Top Channel