Australi, përmbytjet godasin Kuinslendin

28/12/2010 09:10

Përmbytjet në veri-lindje të Australisë kanë detyruar banorët që të braktisin shtëpitë e tyre dhe autoritetet të mbyllin mbi 300 rrugë.

Përmbytjet kanë shkaktuar dëme që shkojnë në qindra milionë dollarë, kryesisht tek lulet e diellit dhe bimët e pambukut.

Pas disa ditëve shira të dendura, qeveria e Kuinslendit ka shpallur gjëndjen e katastrofës në disa zona.

Kryeqyteti i këtij shteti, Brisbane, ka regjistruar dhjetorin më të lagësht në më shumë se 150 vjet.

Disa qytete, si Teodor, Cincila dhe Delbi janë të gjithë nën ujë, bashkë me qytetet e tjera si Uarra, Alfa dhe Xheriko.

“Këtë herë është kaluar niveli i përmbytjeve të vitit 1956, që deri më sot përdorej si nivel bazë”, ka deklaruar kryetari i bashkisë së Banana Shajër, Maureen Clancy.

Top Channel