Si i kalojnë pushimet yjet amerikanë?

27/12/2010 22:00

Ndërsa fundi i vitit 2010 po afron, me interes për publikun është se si po i kalojnë pushimet idhujt e tyre të Hollivudit apo të skenave muzikore. Një revistë amerikane përmblodhi deklaratat e disa prej personazheve më të famshëm.

Angelina Jolie – “Do të udhëtojmë me fëmijët në zona të ndryshme të botës. Duam që pushimet t’i mbajmë mend si një aventurë”.

Kim Kardashian – “Krishlindjet i kalova me familjen, siç bëj gjithmonë që kur kam lindur. Sivjet ishte disi më ndryshe, pasi të gjithë shkuam për të parë ndeshjen e Lakers”.

Reese Witherspoon – “Pushimet i konceptoj si një periudhë për të ngrënë dhe për të takuar miqtë, por pjesa ime e preferuar është hapja e dhuratave”.

Nick Cannon – “Asgjë të veçantë sivjet. Do t’i kaloj pushimet me Mariah (bashkëshorti i këngëtares Carey) dhe dy fëmijët që presim që të lindin”.

Robert De Niro – “Kam punuar shumë në 2010-n, tani dua vetëm të festoj dhe të pushoj”.

Michael Buble – “Do të mblidhemi të gjithë bashkë. Unë, e dashura ime, prindërit e saj, dy prej miqve të mi më të mirë, motra ime do të shkojmë të gjithë në shtëpinë që kam në Vankuver. Do të ketë edhe njerëz të tjerë. Eshtë bukur kur kalon pushimet me sa më shumë njerëz”.

Top Channel