Poloni, 8 të vdekur nga i ftohti

27/12/2010 13:40

Tetë persona kanë humbur jetën për shkak të të ftohtit gjatë festës së Krishtlindjes në Poloni, duke e çuar në 127 bilancin e viktimave nga koha e keqe në vend prej nëntorit.

Viktimat janë kryesisht burra nga 35-60 vjeç, të pastrehë dhe shpesh të alkoolizuar.

Lajmin e ka bërë të ditur policia që i kërkon popullsisë të ndihmojë të pastrehët.

Pas një pushimi të shkurtër mes të enjtes dhe të premtes së shkuar, temperaturat kanë zbritur sërish në -10 gradë.

Dimrin e shkuar kanë vdekur nga i ftohti 298 persona.

Top Channel