Paltrow: Makthi im me Pitt dhe Affleck

27/12/2010 16:40

Shumica e femrave do të ishin tepër të lumtura për një histori dashurie me Brad Pitt apo Ben Affleck, por njëra që i ka frekuentuar të dy, aktorja Gwyneth Paltorw, deklaroi se nuk i kujton me kënaqësi të madhe ato kohë.

Paltrow: Makthi im me Pitt dhe Affleck
38-vjeçarja nuk kujton me nostalgji lidhjet me aktorët

”Ishte tepër e çuditshme për mua që të shndërrohesha pjesë e një çifti publik”, deklaroi 38-vjeçarja, duke iu referuar historive të fundit të viteve 1990.

Paltrow dhe Pitt, të cilët ishin fejuar dhe pritej të martoheshin, u ndanë pas dy vitesh në 1997-n. Më pas, ajo u lidh me Affleck, por edhe me të u nda në vitit 1999. Të dyja këto histori u pasqyruan gjerësisht nga media.

Jo më kot, Paltrow është e lidhur aktualisht me një person publik me më pak famë, siç është këngëtari i grupit Coldplay, Chris Martin. Të dy së bashku shfaqen shumë rrallë nëpër intervista.

”Nuk është e bukur kur kushdo e di kur je e mërzitur apo kur ke qarë për herën e fundit”, vazhdoi aktorja. “Në të dy ato lidhje, erdhi një moment në të cilin nuk ndihesha më vetvetja”.

Top Channel