Pakot bombë, alarm në Itali

27/12/2010 14:40

Pakot bombë kanë vënë në alarm sërish selitë diplomatike në Itali. Mëngjesin e sotëm është zbuluar një pako e dyshimtë në ambasadën greke.

Pas dhënies së alarmit selia diplomatike është rrethuar nga tre skuadra zjarrëfikësish që bën verifikimet e nevojshme, duke theksuar se pakoja ishte identike me ato të 23 dhjetorit.

Katër ditë më parë u përfshinë në alarm ambasada e Zvicrës dhe ajo e Kilit ku mbërritën dy pako bombë që shkaktuan plagosjen e punonjësve që i kishin hapur.

Top Channel