Orikum, protestë për tokat

27/12/2010 14:20

Qindra banorë të Dukatit, Orikumit, Radhimës dhe Tragjasit kanë protestuar sot në qendër të Qytezës së Orikumit për çështjen e pronësisë së tokave të Karaburunit.

Në qëndrimin e tyre dukej qartë se protestat do të vazhdojnë. Ata thonë se nuk do të tërhiqen.

Banorët me pankarta në duar kanë hedhur parulla dhe disa janë shprehur se do të vijojnë protestat pavarësisht ndërhyrjes së policisë.

Ata kanë thënë se do të bojkotojnë edhe zgjedhjet lokale dhe do të mbyllin shkollat në shenjë proteste.

Banorët kanë ecur përgjatë bulevardit të qytetit pa bllokuar rrugën kryesore dhe më pas janë shpërndarë.

Top Channel