Moti, Moska vijon pa energji

27/12/2010 11:40

Aerporti i Domodedovos dhe rreth 400 mijë persona vijojnë të mbeten pa energji elektrike. Shirat e akullit që kanë filluar për Krishtlindje kanë paralizuar Moskën, duke krijuar vështirësi të shumta për banorët dhe turistët.

Trafiku është bllokuar dhe operatorët sanitarë kanë ftuar njerëzit të mos qarkullojnë nëpër rrugët e ngrira.

Në fundjavë, 27 persona kanë përfunduar në spital për shkak të frakturave që kanë pësuar duke rënë në sipërfaqet e ngrira.

Top Channel