Izraeli: Nuk kërkojmë ndjese

27/12/2010 17:20

Ministri i Jashtëm turk ka deklaruar se vendi i tij dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me Izraelin, të dëmtuara pasi komandot izraelitë vranë 8 shtetas turq në një anije me ndihma për palestinezët e Rripit të Gazës.

Ahmet Davutoglu ka përsëritur se Izraeli duhet të kërkojë falje për të gjitha vrasjet, që cuan në tërheqjen e ambasadorit turk nga ky vend.

Por nga ana e tij Izraeli insiston se reagimi i komandove ishte një vetëmbrojtje dhe se nuk ka vend për të kërkuar falje.

Ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman ka deklaruar se në këtë rast është Turqia ajo që duhet të kërkojë ndjesë, pasi sipas tij kemi të bëjmë me një shkelje të kufijve detarë.

“Nëse dikush duhet të kërkojë falje, ajo është qeveria turke ndaj Izraelit, për shkak të bashkëpunimit të saj me grupet terroriste”, ka deklaruar Lieberman.

Top Channel