Hugh Hefner, sërish martesë

27/12/2010 09:30

Hugh Hefner, themeluesi i revistës për të rritur ‘Playboy’, do të martohet për herë të tretë.

84-vjeçari njoftoi në rrjetin social ‘Twitter’ se do të martohet me të fejuarën e tij, Crystal Harris, 24-vjeçare.

“Kur i dhashë unazën Crystal-it, ajo filloi të qante. Kjo është fundjava e Krishtlindjeve më e lumtur për mua” shkroi Hefner.

Hefner u divorcua nga gruaja e tij e dytë, Kimberley Conrad, në fillim të këtij viti.

Top Channel