Craig-Weisz, konsolidohet romanca

27/12/2010 13:20

Aktorët Daniel Craig dhe Rachel Weisz kanë kaluar së bashku natën e Krishtlindjeve.

Aktori, i cili ka interpretuar James Bond, është parë së bashku me aktoren e filmit “Mumja” në Yeovil (Angli).

Craig është ndarë nga regjizorja Satsuki Mitchell në muajin nëntor. Në të njëjtën kohë edhe Weisz bëri të ditur ndarjen e saj nga Darren Aronofsky.

Weisz dhe Craig kanë interpretuar së bashku në filmin “Dream House”, film i cili do të shfaqet në nëntorin e vitit të ardhshëm.

Top Channel