Cheryl Cole, mbretëresha e internetit

27/12/2010 15:55

Këngëtarja e grupit “Girls Aloud”, Cheryl Cole, është personazhi më i klikuar nga britanikët, në vitin 2010.

Për ish-gruan e futbollistit të Chelsea, Ashley Cole, janë bërë më shumë pyetje dhe kërkime, se sa për çdo personalitet tjetër, duke nisur që prej 1 janarit.

Mendohet se një pjesë të mirë të popullaritetit, 27-vjeçarja ia detyron divorcit të saj, edhe pse shumë prej të interesuarve kërkonin vetëm foto të bukuroshes në motorët e kërkimit.

Top Channel