Britani, 9 të akuzuar për terrorizëm

27/12/2010 09:40

Nëntë persona janë akuzuar në Britaninë e Madhe me akuzën e përpjekjes për të organizuar një ose më shumë atentate me eksploziv.

Lajmin e ka bërë të ditur policia.

Ata ishin arrestuar 20 dhjetorin e shkuar në disa qytete të Britanisë së Madhe në kuadër të një operacioni anti-terrorizëm.

Sipas policisë, “shpërthimet duhet të ishin në gjendje të vënë në rrezik jetën apo shkaktuar dëme të rënda për të mirat nga 1 tetori në 20 dhjetor të këtij viti”.

Top Channel