Bille Eilish nuk e lënë të qetë as me pushime, fotografohet në Los Angeles me veshje sportive dhe pa grim (Foto)
Çdo vit, në emër të një besimi të njohur pak, të themeluar prej një koreanojugori me emrin Sang Jang Mun, me qindra persona nga e gjithë bota martohen pa e njohur partnerin e tyre, në bazën e një përzgjedhje të rastësishme. Ceremonia masive zhvillohet për të gjithë në të njëjtën kohë.
Sokoli dhe Suzana ishin ndër shqiptarët e parë që vendosën të provojnë fatin e tyre në “llotarinë” e martesës. Secili dërgoi një formular dhe një fotografi, për të mësuar pas disa muajve se cili i panjohur do të ishte njeriu me të cilin do të ndanin jetën.
”Jemi martuar me fotografi, nuk dinim asgjë për njëri-tjetrin, por metoda me të vërtetë funksionon. Jemi shumë të lumtut së bashku”, thotë Sokoli në emisionin e pasdites në Top Channel, kur kujton metodën që përdori përpara dhjetë vitesh për të mësuar cila do të ishte gruaja e tij.
Vendimi i tyre për të tentuar këtë mënyrë, e padëgjuar më parë në Shqipëri, ngjalli reagime të ashpra brenda familjeve, por siç dëshmon Suzana, tani të gjithë janë shumë të lumtur.
”Ishte normale që prindërit të mos e kuptonin mënyrën time të veçantë të besimit tek Zoti. Përzgjedhja nuk është edhe aq rastësore, pasi personi që e bën atë, krahason të dhënat tona personale dhe kujdeset që të të lidhë me njeriun që më shumë të përshtatet”, thotë Suzana. “Eshtë me të vërtetë një metodë e shkëlqyer, do t’ia rekomandoja edhe shumë personave të tjerë”.
Prindër të një djali, Onestit, çifti është i vendosur që të bindë djalin kur të rritet, që të zgjedhë ashtu si prindërit, partneren e jetës së tij.
Top Channel