Rusi, mbyllet aeroporti i Moskës

26/12/2010 12:55

Aeroporti ndërkombëtar i Moskës është mbyllur pas reshjeve të shumta që kanë shkaktuar një black-out elektrik në rrethinat e kryeqytetit rus.

Lajmin e kanë bërë të ditur agjencitë lokale të lajmeve.

Një zëdhënës i aerportit, i cituar nga Ria Novosti, ka bërë të ditur se të gjitha fluturimet, në nisje dhe mbërritje, janë anuluar në orën 8 pas një bllokimi të dy centraleve elektrikë.

“Trafiku është ndërprerë dhe nuk dihet se kur do të fillojë”, është shprehur zëdhënësja Elena Galanova.

Top Channel