Indi, aksident rrugor, 34 të vdekur

26/12/2010 10:45

Të paktën 34 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur kur mjeti me të cilin udhëtonin është përplasur në Indinë verilindore, me një autobus që udhëtonte në drejtim të kundërt.

Viktimat ishin duke u kthyer nga funerali i një të afërmi.

Një zëdhënës i policisë ka saktësuar se aksidenti ka ndodhur dje në mbrëmje pranë fshatit Annipur, përgjatë rrugës që lidh Badaun me Agra.

Top Channel