Egjipt, aksidentohet autobusi, 21 viktima

26/12/2010 18:15

Të paktën 21 persona, mes të cilëve 8 shtetas amerikanë gjetën vdekjen në Egjipt si pasojë e përplasjes së një autobusi me një kamion.

Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të së dielës dhe autobusi po udhëtonte nga qyteti Asuan drejt tempullit të shenjtë të Abu Simbelit.

Përplasjes fatale i ka mbijetuar shoferi dhe udhërrëfyesi i turistëve, që të dy në gjendje të rëndë shëndetësore.

Top Channel