Egjipt, aksident, 8 amerikanë të vdekur

26/12/2010 10:10

Tetë turistë amerikanë kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë janë plagosur kur autobusi me të cilin udhëtonin është përplasur me një kamion pranë Assuan, në jug të Egjiptit.

Të plagosurit janë çuar në një spital, ku janë kuruar për fraktura dhe prerje.

Mes të plagosurve të autobusit është edhe udhëheqësi turistik.

Ma pas autobusi është përplasur me një makinë të parkuar në një rrugë pranë Abu Simbel.

Top Channel