Brazil, Rusef mban fjalën, qeveri me 1/3 femra

26/12/2010 17:10

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga ngjitja në postin e presidentes së Brazilit, Dilma Rusef publikoi emrat e qeverisë së ardhshme, ku ashtu siç kishte premtuar gjatë fushatës elektorale, gratë zënë një vend të rëndësishëm.

Në ekipin qeveritar që do të nisë punën zyrtarisht më 1 janar, Rusef ka publikuar emrat e ministrave, ku një e treta e tyre janë femra, madje edhe në postet më kyçe të qeverisjes.

Rusef pati deklaruar gjatë fushatës elektorale të pak muajve më parë se nëse zgjidhej presidente, një vend special në politikat e saj do të zinin gratë.

Top Channel