Sudan, luftime të dhunshme në Darfur

25/12/2010 11:30

Luftime të dhunshme mes forcave qeveritare dhe grupeve të rebelëve kanë shpërthyer sërish në Darfur, duke shkaktuar 40 të vdekur.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet ushtarake sudaneze, sipas të cilave shumica e viktimave janë nga radhët e rebelëve, të cilët kanë formuar një aleancë.

Por bilanci në fjalë është kundërshtuar nga guerrilasit, të cilët kanë deklaruar se kanë dalë fitues në betejë dhe flasin vetëm për dy të vrarë dhe 5 të plagosur.

Shpesh herë në Sudan Kombet e Bashkuara janë përpjekur të vendosin paqen përmes ndërmjetësimeve, por edhe pse kanë qenë pranë saj nuk kanë arritur rezultat.

Top Channel