SHBA, stuhia paralizon aeroportet

25/12/2010 14:05

Një stuhi e fortë ka shkaktuar bllokimin e trafikut ajror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa aktualisht është e pamundur të udhëtosh nga pjesa perëndimore e vendit për në rajonet lindore, ku janë përqendruar problemet.

Rrjeti informativ “CNN” bëri të ditur rreth drekës se vetëm kompania “Delta Airlines”, ka anulluar pothuajse 500 fluturime në ditën e Krishlindjeve, 300 prej të cilave për në ose nga aeroporti i Atlantës, ku “Delta” është e bazuar.

Continental, United, American dhe AirTran kanë njoftuar gjithashtu për anullime dhe vonesa të shumta, ndërsa të gjitha kompanitë janë të detyruara të paguajnë penalitete të rënda ndaj udhëtarëve.

Sipas parashikimeve të motit, rajonet veriore të vendit dhe ato që shtrihen buzë oqeanit Atlantik do të përballen me erëra të forta deri në 80 km/h, shi dhe rreshje dëbore, që në disa vende pritet të kalojnë edhe rekordet shumëvjeçare.

Top Channel