Piratët godasin në oqeanin Indian

25/12/2010 14:25

Piratët somalezë godasin sërisht duke marrë peng një anije tregtare me 27 shtetas të Sulltanatit të Omanit e me flamur tajlandez, bënë të ditur forcat detare të Bashkimit Europian që patrullojnë zonën.

Në lajmin e publikuar në rrjetin informativ “CNN”, saktësohej se anija ishte nisur në udhëtim prej brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe.

”Sipas raporteve që kanë mbërritur deri tani, piratët kanë marrë peng anijen e quajtur “MV Thor Nexus”, 350 milje detare në lindje të Salalah, në Oman”, deklaroi një zëdhënës kenian i programit për Ndihmën Reciproke Detare të Vendeve Afrikane.

Forcat e detare të BE-së konfirmuan vendndodhjen në Oqeanin Indian, por saktësuan se anija ishte nisur për në Bangladesh dhe jo Pakistan, siç ishte menduar më herët. Ende nuk njihen detaje të tjera rreth sulmit.

Piratët somalezë e kanë shndërruar grabitjen e anijeve në një biznes fitimprurës në dy vitet e fundit, pasi kërkojnë me dhjetëra milion dollarë për të liruar ekuipazhet dhe mjetet.

Top Channel