Britani, dimri më i ftohtë në 110 vjet

25/12/2010 10:10

Dhjetori i këtij viti në Britani është më i ftohti që prej vitit të largët 1890, raportoi shërbimi atmosferik i “BBC”, mëngjesin e sotëm.

Në mbrëmjen e sotme, temperaturat pritet të bien deri në minus 18 gradë në disa rajone të Skocisë, ku shumë rrugë ndodhen të bllokuara prej ngricave.

Në një Krishlindje të zakonshme, dëbora mblulon vetëm Skocinë dhe disa rajone veriore të Anglisë, por në këtë dhjetor, bardhësia ka pushtuar të gjithë ishullin britanik.

Pasagjerët që dëshirojnë të udhëtojnë në këtë sezon të vitit do ta kenë veçanërisht të vështirë, pasi shërbimet e transportit janë kufizuar në një numër sa më të ulët të mundshëm.

Lëvizja në këto Krishlindje është 40% më e ulët se fluksi i zakonshëm i trafikut në këtë periudhë të vitit. Roja bregdetare i është bashkuar policisë në koordinimin e trafikut rrugor, ku problemet kanë qenë më të mëdha.

Trenat regjistrojnë vonesa, ndërsa disa rrugë lidhëse me Skocinë janë bllokuar. Për fat të mirë, aeroporti më i madh i kontinentit, Heathrow në Londër është i hapur dhe funksionon normalisht, edhe pse vonesat janë bërë të zakonshme.

Top Channel