Një pemë në formën e një pudingu gjigand është zbuluar në Yeovil, Angli.

Cifti Roger dhe Valerie Holley i kanë dhënë formën interesante bredhit të tyre, duke i shtuar edhe kremin, manaferrat dhe një gushëkuq të madh në majë.

U deshën plot 6 vite që pema të merrte formën rrumbullake dhe dy javë për të bërë gushëkuqin duke përdorur një top palestre dhe pjesë qilimash.

Roger përdori bojë për të lyer pemën në pjesën e saj të sipërme për të dhënë idenë e kremit.

“Të shohësh gëzimin e fëmijëve kur kalojnë para shtëpisë sonë është kënaqësi. Kjo pemë është dhurata jonë për komunitetin”, shprehet Roger.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel