Studimi, yndyra kundër diabetit dhe infarktit

21/12/2010 11:30

Një studim shumë i çuditshëm dhe konfliktual u realizua nga një grup kërkuesish amerikanë, të cilët arritën në përfundimin se disa përbërës të zakonshëm të yndyrrave mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular apo uljen e rrezikut të prekjes nga diabeti.

Në rezultatet e publikuara sot në faqen e “CNN”, kërkuesit argumentuan se personat me nivele të larta të acidit të yndyrrës, i quajtur ndryshe trans-palmitoleic, kanë një rrezik tre herë më të ulët për t’u prekur prej diabetit.

Substanca gjendet me shumicë në disa lloje mishi dhe në përbërës të zakonshëm të dietës normale te një njeri. Personat me pak dhjam në trup, por me nivele të larta kolesteroli në gjak, sipas studimit, janë ata që gëzojnë shëndetin më të mirë kardiovaskular.

”Është një studim veçanërisht inetersant për ne, pasi deri më sot ishte pranuar gjerësisht se yndyrrnat ishin armiku më i madh i njeriut dhe shkaktar i problemeve me zemrën dhe diabetin”, deklaroi udhëheqja e grupit të shkencëtarëve, Dariush Mozaffarian. “Këto rezultate do të krijojnë një botëkuptim të ri rreth yndyrrnave dhe do të nxisin studime të reja rreth tyre”.

Pak gjëra dihen rreth acidit trans-palmitoleic. Në një studim të vitit 1970, dietologët zbuluan se ai përbën vetëm 0,2% të dietës së zakonshëm ne yndyrra. Gjitarët nuk janë në gjendje ta prodhojnë në mënyrë natyrale. Ai zhvillohen si pasojë e disa reaksioneve të baktereve të ndodhur në sistemin tonë tretës.

Top Channel