Spektakli i eklipsit hënor total

21/12/2010 00:50

Pamje spektatkolare parashikohen në orët e para të mëngjësit të së martës ku mijëra persona në Amerikën Veriore e Qendrore, disa pjesë të Europës Veriore dhe Azisë Lindore do të mund të vërejnë atë që astronomët e quajnë “eklips hënor i rrallë”.

Astronomët thonë se Hëna gjatë eklipsit do të marrë një ngjyrë rozë të theksuar dhe ky do të jetë eklipsi hënor i plotë i pari pas tre vjetësh.

Gjatë një eklipsi të plotë hënor, Toka futet mes Hënës dhe Dielit duke zënë rrezet e dritës diellore të përplasen në Hënë, dukuri kjo që i jep hënës edhe ngjyrosjen rozë.

Top Channel