Gjermani, Babagjyshi i hidhet peshkaqenëve

21/12/2010 14:25

Një Plak i Vitit të Ri iu hodh peshkaqenëve gjatë ditës së sotme në Berlin, bënë të ditur mediat gjermane, në një aktivitet të ndjekur nga qindra turistë.

Martin Hansel, drejtuesi i një kopshti zoologjik në kryeqytetin gjerman vendosi se këtë atmosferë festive kanë të drejtë ta shijojnë edhe kafshët më të rrezikshme. Një njeri i pajisur me mjetet për zhytje dhe i veshur si një Babagjysh, ushqeu një tufë peshkaqenësh të vegjël me sardele.

”Eshtë kënaqësia ime që t’i uroj gëzuar Krishlindjet të gjithë peshkaqenëve nëpër dete dhe oqeane”, deklaroi Babagjyshi guximtar.

Top Channel