Franca, kundër dollive në punë

18/12/2010 16:15

Kritika në Francë për dollitë me bazë alkooli që ngrihen në vendet e punës.

Me afrimin e festave të fundvitit, shoqata për promovimin e sigurisë rrugore, paralajmëron punëtorët mbi rreziqet e lidhura me konsumin e alkoolit në zyrë.

Sipas një sondazhi të IFOP, ngritja e dollive mes kolegëve është një traditë shumë e përhapur, pasi bëhet nga 90% e punonjësve francezë.

Gjithnjë sipas sondazhit, 91% e drejtuesve nuk ka qëllim që të ndalojë këtë fenomen.

Top Channel