Pemë 11 milionë dollarëshe në Abu Dhabi

16/12/2010 16:50

Një hotel superluksoz në Abu Dhabi ka vendosur në hollin e tij një pemë Krishtlindjesh të zbukuruar me bizhuteri, që kap vlerën e 11 milionë dollarëve.

Bizhuteritë e pajisura me gurë të cmuar janë vendosur në degët e pemës, bashkë me stoli të tjera dhe drita.

Pa objektet, vlera e pemës është 10 mijë dollarë, ndërkohë që bizhuteritë e shtrenjta e rrisin atë në më shumë se 11 milionë, ka bërë të ditur menaxheri i përgjithshëm i hotelit, Hans Olbertz.

Ai ka pranuar se ideja për të bërë këtë pemë ishte hedhur nga ekipi i marketingut të hotelit. “Hoteli e bën pemën cdo vit, por këtë herë ne thamë se duhet të bënim dicka ndryshe”, ka deklaruar Olbertz.

Top Channel