Lehtësohet bllokada izraelite në Gaza

15/12/2010 03:10

Autoritetet izraelite shprehen se në Rripin e Gazës ka patur një “bum” importi të mirash ekonomike në muajt e fundit si pasojë e lehtësimit të bllokadës.

Në një konferencë për mediat, gjenerali izraelit, Eitan Dangot, që është edhe përfaqësuesi i qeverisë për kontrollin e territoreve palestineze, tha se aktualisht shkarkohen 180-200 kontenierë në ditë në portin e Gazës, dy herë më shumë se sa periudha e qershorit, ku shkarkoheshin 80-90 kontenierë.

Gjithësesi, me krijimin e lehtësirave, Dangot shprehur edhe shqetësimin e numrin në rritje të raketave dhe mortajave të lëshuara nga Gaza drej Izraelit të cilat sipas tij, në javët e fundit kanë qenë më të intensifikuara.

Top Channel