Atentati, Irani akuzon SHBA

15/12/2010 17:55

Zëvendësministri i Brendshëm iranian, Ali Abdollahi ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se fshihen pas atentatit të sotëm që shkaktoi 39 të vdekur në jug-lindje të vendit.

“Materiali i sekuestruar sot tregon se atentatorët mbështeteshin nga shërbime të sofistikuara inteligjence të vendeve të rajonit dhe të SHBA”, ka deklaruar Abdollahi.

Teherani akuzon vazhdimisht Amerikën, Britaninë dhe Izraelin si autorë të atentateve në rajonet kufitare të Iranit, të banuara kryesisht nga pakica etnike dhe fetare sunite.

Atentati ndodhi në mëngjes, pranë një xhamie në qytetin e Cahabarit dhe kishte si objektiv një grup besimtarësh.

Top Channel