Çernobili, destinacion turistik

15/12/2010 12:25

Shpërthimi i një prej reaktorëve në impiantin elektrik në prill të
1986-s krijoi një re kanceroze, e cila është përgjegjëse e dhjetëra
mijëra viktimave ndër vite në Rusi, Europën Perëndimore, Azi dhe
Amerikën e Veriut.

Aktualisht, vendi përreth reaktorit dhe një rreze prej 19 kilometrash janë të ndaluar për t’u afruar, për shkak të ndotjeve reaktive shumë të rrezikshme për shëndetin. Megjithatë, autoritetet ukrainase këmbëngulin se një ekspozim i shkurtër prej disa orësh në këto zona, nuk do të krijonte probleme.

Sipas autoriteteve, vendimi u arrit pas kërkesave të shumta që vijnë çdo vit për leje për t’u futur në zonën e ndaluar, nga kureshtarë nga e gjithë bota. Për të minimizuar sa më shumë efektet e rrezatimit, një shtresë e padepërtueshme do të vendoset si një tapet mbi tokën ku do të kalojnë turistët.

Top Channel