Të lësh duhanin është një ndryshim i madh në jetën e secilit, ndoshta akoma më shumë në jetën e njeriut më të pushtetshëm të botës, presidentit amerikan Barack Obama.

Prej marsit thuhet se ai nuk ka ndezur asnjë cigare, por zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë nuk e ka thënë me plot gojën se Obama e ka lënë zakonin e pirjes së cigares. Megjithatë ai shprehet i sigurt se presidenti nuk e ka më zakonin që të tymosë herë pas here dhe se beteja ndaj zakonit të keq vazhdon.

Mësohet se Obama herë pas here përtyp cëmcakëz me shije nikotine.

Në shkurt të këtij viti, para se të linte duhanin, Obama bëri një kontroll mjekësor ku rezultoi me shëndet të plotë, ndërsa problem ishte kolesteroli i lartë.

Top Channel