“Më larguan disa zjarrfikës nga ndërtesa shumë afër vendit”, Trump tregon historinë për sulmet e 11 shtatorit: Menduam se ndërtesa do binte mbi ne
Vdes në moshën 69 vjeçare diplomati amerikan, Richard Holbrooke.
Lajmi u njoftua nga diplomatë e zyrtarë të Departamentit të Shtetit në Uashington.
Holbrooke iu nënshtrua 3 ditët e fundit një operacioni kirurgjikal pas shqetësimeve që kishte me aortën.
Ai, si i dërguari special i presidentit të atëhershëm, Klinton, ishte zyrtari i cili në mars të 1999 i dorëzoi Millosheviçit ultimatumin e fundit për ndalimin e raprezaljeve në Kosovë, para nisjes së bombardimeve të NATO-s.
Holbrook vlerësohet si një ndër negociatorët më të suksesshëm të diplomacisë amerikane, profesion të cilin e ushtroi për më shumë se 45 vjet me radhë. Ai do të mbahet mend për realizimin e marrëveshjes së Dejtonit dhe dhënien fund të luftës së Bosnjes.
Richard Holbrooke së fundmi ishtë i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin dhe Pakistanin.
Top Channel