Franca: Të rrisim dëbimet e emigrantëve

14/12/2010 11:10

Ministri i Brendshëm francez, Brice Hortefeux u ka bërë thirrje prefektëve të vendit që të tregohen më të vendosur dhe të intensifikojnë dëbimet e emigrantëve klandestinë.

“Të rritet dëbimi i klandestinëve brenda vitit, në mënyrë që të tregohemi më ofensivë në luftën kundër kriminalitetit”, ka deklaruar Hortefeux.

Ministri ka theksuar se nga 28 mijë përjashtime që është objektivi për t’u arritur brenda vitit 2010, deri tani janë dëbuar 25.511 klandestinë.

Hortefeux u ka kërkuar përfaqësuesve të shtetit që të përshpejtojnë ritmin e përjashtimeve, në mënyrë që ato të jenë sa më masive.

Franca, nën drejtimin e presidentit Nicolas Sarkozy, nisi këtë vit dëbimin e emigrantëve, kryesisht atyre romë, duke shkaktuar debate të ashpra me drejtuesit më të lartë të Komisionit Evropian.

Top Channel