Bërthamoret, Kina dhe Koreja: Po dialogut

14/12/2010 11:05

Kina dhe Koreja e Veriut janë dakord për të ulur tensionet në rajon dhe për të rinisur bisedimet mbi cështjen bërthamore të gatishullit korean.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia “Kina e Re”, e cila citon zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme kineze, Jian Yu.

Ky i fundit ka saktësuar se qendrimi i Pekinit vjen pas vizitës që i dërguari i posacëm i qeverisë kineze zhvilloi në fillim të muajit në Penian, ku u takua me liderin Kim Jong il dhe zyrtarë të tjerë.

Rikthimi i Koresë së Veriut në negociatat për cështjen bërthamore po kërkohet me ngulm nga Perëndimi, në vecanti nga Shtetet e Bashkuara të cilat kërkuan personalisht ndërhyrjen e Kinës.

Top Channel