Bërthamoret, Irani: Nuk ndryshojmë linjë

14/12/2010 10:20

Diplomacia iraniane nuk ka ndërmend të ndryshojë linjën e saj pavarësisht shkarkimit të ministrit të Jashtëm, Manouchehr Mottaki.

“Nuk do të ketë ndryshime në politikën iraniane për cështjen bërthamore dhe as në linjën e diplomacisë”, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Ramin Mehman Parast.

Zëdhënësi ka nënvizuar se disa cështje mund të jenë përgjegjësi e qeverisë, por linjën politike në marrëdhëniet ndërkombëtare e vendosin nivele më të larta.

Ministri Mottaki, një figurë kyce në negociatat me Perëndimin mbi cështjen bërthamore, u shkarkua ditën e djeshme nga presidenti Ahmadinejad.

Televizioni shtetëror iranian raportoi se Ali Akbar Salehi, drejtues i Organizatës Iraniane për Energjinë Atomike dhe aleat i afërt i presidentit, është kandidati kryesor për të marrë këtë post.

Top Channel