Unazat e Saturnit, nga hëna e madhe

13/12/2010 15:40

Unazat e Saturnit janë gjithçka ka mbetur nga një hënë e madhe, me diametër më shumë se 5000 km, që i ishte afruar shumë planetit.

Në fillim forca gravitacionale i kanë shkëputur shtresën e jashtme të akullt, më pas bërthama e ngurtë është shkatërruar nga përplasja me planetin gjigand duke gjeneruar hënat e vogla të brendshme të Saturnit.

Zbulimi, i publikuar në Nature, është rezultat i një simulimi të kryer në Southwest Research Institute të Boulder (Kolorado).

Top Channel