Medvedev: Masa ndaj prishësve të rendit

13/12/2010 10:30

Presidenti rus Dimitri Medvedev premtoi se do të marrë masa ndaj ultranacionalistëve që iu bashkuan tifozëve të futbollit për të protestuar në qendër të Moskës.

Medvedev tha se do të reagojë ashpër ndaj secilit që shkakton telashe.

Tifozët e futbollit dhe ultranacionalistët u përleshën të shtunën me policinë në tubimin që ishte thirrur për të protestuar ndaj hetimeve të policisë lidhur me vrasjen e një tifozi të klubit Spartak të Moskës.

Por tubimi, i cili nuk kishte lejen e autoriteteve, shumë shpejt degjeneroi në trazira me brohoritje raciste.

Top Channel