Krijohet “lëngu bosh”, nuk vjetërsohet kurrë

13/12/2010 15:55

Është i lehtë, i qendrueshëm dhe nuk vjetërsohet kurrë. Bëhet fjalë për një xhel të ri që është krijuar në Itali i cili arrihet nëpërmjet izolimit të “lëngut bosh”, që quhet kështu për strukturën shumë të hollë.

Materiali i ri, i arritur falë një kërkimi italian që përshkruhet në edicionin online të “Nature Materials”, i hap rrugën mundësisë së krijimit të materialeve shumë të lehta dhe natyrale, duke kontrolluar ekuilibrin e pjesëzave që i përbëjnë.

Të shumta janë mundësitë e aplikimit të këtij zbulimi, duke filluar nga mjekësia deri tek elektronika.

Top Channel