“Më larguan disa zjarrfikës nga ndërtesa shumë afër vendit”, Trump tregon historinë për sulmet e 11 shtatorit: Menduam se ndërtesa do binte mbi ne
Policia franceze i ka dhënë fund një pengmarrjeje në një shkollë infermierie, pasi një i ri i armatosur me dy shpata mbajti peng 20 fëmijë.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat franceze, sipas të cilave fillimisht pengmarrësi liroi katër fëmijë, ndërsa pjesa tjetër u lirua me ndërhyrjen e policisë.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin lindor të Besansionit, motivet e saj janë ende të paqarta. 17-vjecari u arrestua nga agjentët e skuadrës speciale.
Mediat franceze raportojnë se adoleshenti njihej se vuante nga depresioni. Ai hyri me forcë në shkollën “Charles Fourier” rreth orës 8 të mëngjesit.
Një skuadër elitë e forcave speciale franceze, GIPN, ndërhynë në ndërtesë të shoqëruar nga negociatorët dhe zgjidhën situatën.
Top Channel