Foto/ Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon eliminimin edhe të Macron, Starmer e Merz: Hakmarrja është e pashmangshme
Nga faqet e internetit, protestat për lirimin e autorit të Wikileaks Julian Assange kanë zbritur në rrugë. Qindra persona protestuan para ambasadës britanike në Madrid për të kërkuar lirimin e Assange.
Protestuesit pretendojnë se arrestimi i Assange është bërë për motive politike.
Themeluesi i faqes së internetit që bëri publike qindra dokumenta diplomatike sekrete amerikane, u kap në Londër pasi Suedia siguroi një urdhër ndërkombëtar për arrestimin e tij. Prokurorët suedezë deklaruan se duan ta marrin në pyetje lidhur me disa akuza për përdhunim. Po ashtu ka patur kërkesa edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për arrestimin e tij dhe hetim lidhur me akuza që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me aktivitetin e Wikileaks.
Top Channel