Itali, protesta kundër Berluskonit

12/12/2010 13:30

Të shtunen, tre dite para votebesimit te qeverise Berluskoni ne parlament, mijëra vetë protestuan në Romë kunder politikave te kryeministrit italian.

Thirrjet per daljen ne tubim ishin bere bere nga Partia Demokratike në opozitë, e mbështetur nga forca politike kunder korrupsionit “Italia e vlerave“.

Familja te tera, pensioniste e punetore u mblodhen ne kryeqytet nga e gjithe Italia per te marre pjese ne miting, me shpresen se ai do te sherbeje edhe si nje shtyse per lideret opozitare, per t’i vene pak me shume ne levizje.

Ne Itali, shume gjera nuk kane ndryshuar prej dekadash, por arena politika e vendit nuk eshte aspak nje prej tyre. ne 14 dhjetor testohet ne parlament mbeshtetja qe gezon aktualisht Berluskoni, a eshte ajo e mjaftueshme per ta lene ne pushtet apo vota do te beje te kunderten, e do ta fundose kabinetin aktual?

Pas shkeputjes dramatike te muajit korrik nga kryeministri i goditur prej skandaleve te njepasnjeshme, kryetari i dhomes se ulet, Gianfranco Fini po pershkallezon tani presionet per doreheqjen e kavaljerit, e per t`i hapur kesisoj rrugen nje koalicioni te ri te qendres te djathte. Ne moshen 74-vjecare, Berluskoni mbetet nje luftetar i paepur politik. Doreheqja e tij do te ishte nje fitore per opoziten e dobet te qendres se majte te kryesuar nga Pierluigi Bersani, thote Reuters. Per liderin opozitar Antonio di Pietro, Berluskoni e ka turperuar Italine ne syte e gjithe botes, ndaj nuk duhet te qeverise me.

Top Channel