Gjendet i vrarë njëri prej djemve të Madoff

12/12/2010 14:35

Një nga dy djemtë e ish-financierit amerikan, Bernard Madoff të dënuar për burgim të përjetshëm për të ashtuquajturin mashtrimi financiar i shekullit është gjendur i varur në shtëpinë e tij në New York.

Mark Madoff ishte bashke me te vellane Andreë-n nen hetim per skemen Ponzi, por ndaj tij nuk ishte ngritur zyrtarisht ndonje akuze. Policia beson se 46-vjecari eshte vetevrare. Bernard Madoff e pranoi nje vit me pare se kishte mashtruar mijera investitore duke perfituar prej tyre 65 miliarde dollare. Skema Ponzi e perdorur prej tij funksionon me shlyerjen e pagesave me parate e investitoreve te rinj dhe jo nga fitimet.

Avokati i dy vellezerve e pershkroi Mark Madoff-in si viktime te pafajshme te krimeve monstruoze te te atit. Djemte gjithmone kane pretenduar se nuk dinin asgje per mashtrimet e babait te tyre. Kete vit e shoqja e Mark Madoff kishte paraqitur ne gjykate nje kerkese per ndryshimin e mbiemrit, duke cituar ketu kercenimet e shumta ne adrese te familjes se saj.

Top Channel